Ish kreu i grupit ushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin u konfirmua i vdekur pas testeve gjenetike në trupin e gjetur pas aksidentit ajror në Moskë, por një video e re duket se po ngatërron gjithçka.
Në disa pamje të pabesueshme të publikuara sot, ushtaraku i frikshëm rus Prigozhin duket se komenton mbi “eliminimin e tij te deshtuar”.
Zhvillimi vjen mes një vale teorish konspirative që thonë se ai mund t’i ketë shpëtuar vdekjes duke vendosur një sozi në avionin fatkeq që u përplas në Rusi më 23 gusht.
Shumë në Perëndim besojnë se vdekja e Prigozhin ishte hakmarrja e Vladimir Putin për një tentativë grusht shteti që ai drejtoi në qershor.
Por në pamjet e reja që po shfaqen vazhdimisht në media, 62 vjeçari Prigozhin, shihet në veshjet tipike ushtarake duke thënë: “Kjo është për ata që diskutojnë nëse jam ende gjallë apo jo”.
“Si ndjehem? Eshtë fundjavë, është fundi i gushtit dhe jam në Afrikë. Kështu që ata që diskutojnë për eliminimin tim, jetën private apo fitimet e mia, u them se çdo gjë është në rregull”.
Video është publikuar nga rrjeti Grey Zone, në Telegram i njohur si i lidhur me grupin Wagner. Në të nuk kishte komente, por më herët rrjeti thoshte: “Ai ka thënë më parë se të vdekurit nganjëherë mund të flasim më fort se të gjallët!”
Grey Zone nuk tregonte se kur ishte filmuar video, por edhe nëse ajo është e vërtetë nuk mund të provojë se Prigozhin është gjallë. Ai duhet se kishte qenë në Afrikë, ku grupi Wagner ka kampe ushtarake, dhe më pas ishte kthyer në Moskë para aksidentit ajror.
Ndërkohë në varrezat e Porokhovskoye është kryer te marten funerali i Prigozhin, ku bashkëshortja 52 vjeçare Lyubov, dhe dy bijat morën pjesë.
Spekulime të shumta thonin se një sozi mund të kishte qenë në avion në vend të Prigozhin, edhe pse pasaporta e tij u gjet mes rrënojave.
Prigozhin dihej që ishte paranojak për sigurinë e tij dhe përdorte disa sozi. Video e fundit i shtohet teorive se Kremlini ose armiqtë e tjerë të Prigozhin nuk arritën ta vrasin atë, por gjithçka mbetet ende për t’u konfirmuar.
Top Channel