KE e gatshme për zgjerim në 2030-ën! Rama: Autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar

31/08/2023 12:52

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mesazhin e eurokomisionerit Oliver Varhelyi, pasi ky i fundit shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian për çdo propozim që mund të na çoi në zgjerimin e BE-së në 2030-ën.

Përmes një mesazhi në “X”, Rama e pranoi që pas deklaratave të Michel, autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar.

“Komisioni ynë që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira.

Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë – pa dyshim Ballkani Perëndimor pasagjerët mund të durojnë më mirë kohëzgjatjen e gjatë të udhëtimit ndërsa ndjekin një bisedë me zë të lartë mes djemve të ulur.

Le të dëgjojmë se çfarë ka më pas”- shkruan Rama.

“Mirëpres vendimin e Këshillit, që më në fund dëshiron të bëjë hapin e madh me qëllim realizimin e zgjerimit të unionit.

Komisioni Evropian ka qenë gjithmon i gatshëm për të bërë çfardo propozimi që mund të na çoi në zgjerimin e 2030-ës”- shkroi më herët eurokomisioneri Varhelyi.

Deklarata e Ramës vjen pas zbutjes së qëndrimit nga ana e Komisionit Evropian, pas kundërshtimeve që ata u bënë objektivave që Charles Michel në samitin e Bledit në Slloveni, për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Më herët KE theksoi se qëllimi nuk ishin afatet, por të përmbusheshin kriteret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA