Sëmundja e Legjionarëve/ 16 persona të vdekur në qendrën polake të mbështetjes ushtarake për Ukrainën

30/08/2023 16:12

16 persona kanë vdekur nga sëmundja e Legjionarëve në një rajon të Polonisë, i cili është një qendër kryesore tranziti e mbështetjes ushtarake ndërkombëtare për Ukrainën. 

Ndërkaq, 140 persona të tjerë janë infektuar në rajonin juglindor të Rzeszow, rreth 80 km nga kufiri.

Vdekjet përfshinin njerëz të moshuar që vuanin gjithashtu nga probleme të tjera shëndetësore si kanceri, thanë autoritetet. Rreth 10,000 trupa amerikane janë vendosur në zonë.

Testet laboratorike konfirmuan praninë e sëmundjes së Legjionarëve në sistemin e tubacionit të ujit të qytetit. Autoritetet po hetojnë ende burimin e infeksioneve, shifrat e të cilave ishin të paprecedentë në rajon.

Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Polonisë po kontrollonte gjithashtu për shenjë të ndonjë veprimi keqdashës. Sëmundja e Legjionarëve është një infeksion i mushkërive që vjen nga thithja e spërkatjes së ujit të infektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA