Olivia dhe Muhammad në krye të listës, publikohen emrat më popullorë të vitit 2025 në Angli dhe Uells
Trupat ruse po refuzojnë të luftojnë dhe ushtria po vuan nga një “gjendje e keqe morale”, sipas inteligjencës britanike.
Në përditësimin e saj të fundit mbi luftën, ministria e mbrojtjes tha se refuzimi për të luftuar “ka të ngjarë të reflektojë mungesën e trajnimit, motivimit dhe situatave të larta të stresit me të cilat përballen forcat ruse përgjatë gjithë vijës së frontit ukrainas”.
Dy ushtarë u dënuan ditët e fundit për të shërbyer të paktën dy vjet në një koloni penale për refuzimin për t’iu bindur urdhrave për t’u kthyer në Ukrainë.
Ata janë në mesin e afro 100 ushtarëve të burgosur në javë për refuzimin e luftimit, sipas një gazete ruse.
Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia është duke e zbutur humbjen duke “përdorur një masë ushtarësh të trajnuar dobët në vijën e frontit”.
“Që nga mobilizimi i pjesshëm i shtatorit 2022, Rusia ka përshtatur qasjen e saj ndaj luftës duke përdorur masën e madhe për operacione sulmuese dhe mbrojtëse”, raportoi Ministria e Mbrojtjes.
Top Channel