Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi këtë të martë për fletën e votimit dhe orarin e procesit, kur qytetarët e Kukësit mund t’u drejtohen Qendrave të Votimit në 24 shtator.

KQZ mori vendimin qe fleta e votimit të jetë në ngjyrë të artë, njësoj si ajo në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndërkohë, QV do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

1 shtatori është afati i subjekteve zgjedhore për t’u regjistruar pranë KQZ-së dhe 8 shtatori është afati për kandidatët politikë.

Deri më tani, Partia Socialiste dhe Grupi i Rithemelimit kanë zgjedhur kandidatët, me të cilët synojnë të marrin drejtimin e Bashkisë së Kukësit, pas shkarkimit të Safet Gjicit, të përfshirë në skandalin seksual.

PS ka zgjedhur Albert Halilajn, ndërsa përmes Primareve, Rithemelimi ka zgjedhur Emri Vatën. Ndërkohë, Partia Demokratike zyrtare pritet të marrë një vendim nëse do ketë apo jo kandidatë të mërkurën e 30 gushtit, ku ka thirrur kryesinë e PD-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA