Brenda një jave në Tiranë 28 persona janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë për drejtim automjeti në gjendje të ndehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Me masa administrative janë ndëshkuar 648 drejtues mjetesh të cilët kanë përdorur celularë në timon.
432 shoferë janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha dhe 557 të tjerë janë ndëshkuar për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu janë vendosur 660 masa administrative për për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve. 78 persona kanë marrë masë administrative për mospërdorimin e monopatinave në vendet e duhura dhe 138 këmbësorë kanë marrë masa administrative për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit.
15 automjete janë bllokuar, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
Top Channel