Studiuesit kanë qenë në mëdyshje prej kohësh se si të përcaktojnë nëse dikush është i besueshëm. Tani, falë studimeve mund ta zbulojmë mes qindra njerëzve që na rrethojnë se kujt duhet ti besojmë dhe kujt jo; mjafton të vëmë re disa karakteristika dhe tipare që studiuesit i kanë “shënjuar” si të dhëna shkencore.
Të dish se kujt t’i besosh është pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme. Instinktivisht ne mund t’i besojmë një personi, por nuk e kuptojmë plotësisht pse i besojmë atij dhe jo një tjetri.
Studiuesit kanë hulumtuar për dekada, për ti dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, duke u përpjekur të bashkojnë dhe kryqëzojnë studime të ndryshme dhe më në fund e kanë një “identikit” të njeriut për të cilin siç i thonë shqiptarçe ti “vë dorën në zjarr”.
“Besueshmëria është në thelb të jesh një person pro social,” thotë psikologu që hulumton dinamikën e besimit Sebastian Siuda, për “Discover Magazine”.
“Nëse dikush hapet me ju dhe e bën [veten] të pambrojtur ndaj jush, ju nuk e përdorni atë veprim për të mirën tuaj, por ju e shpërbleni atë dobësi.”
Si shkencëtarët vlerësojnë dhe përcaktojnë besueshmërinë
Studimet kanë treguar se disa tipare të personalitetit nënkuptojnë se disa njerëz mund të priren drejt besueshmërisë.
“Ajo që zbuluan disa studime ishte se njerëzit që janë më të këndshëm priren të jenë pak më të besueshëm,” thotë Siuda, duke shtuar se hulumtimet tregojnë se edhe ata që shënojnë më shumë (pikë) në testet e ndershmërisë dhe përulësisë janë të ngjashëm.
Siuda dhe ekipi i tij kryen një përmbledhje të studimeve, të botuara në Rishikimin Ndërkombëtar të Psikologjisë Sociale në 2022-shin, dhe u përqendruan në zbulimin e besueshmërisë, ose te tiparet e njerëzve që mund t’u besojmë.
Studiuesit arritën në përfundimin se faktorë si ndërveprimi i mëparshëm dhe kontakti ballë për ballë janë të rëndësishëm në vlerësimin e të tjerëve.
Kjo vlen për besimin në përgjithësi, sipas psikologëve të tjerë .
“Në përgjithësi, besimi zvogëlohet kur distanca sociale midis besimtarit dhe administruesit të besimit rritet,” thonë ata.
“Njerëzit kanë më shumë gjasa t’u besojnë të tjerëve kur i perceptojnë ata si të njohur dhe të ngjashëm shoqërisht.”
“Simptomat” e besueshmërisë
Tendenca për të ndjerë faj mund të jetë një nga parashikuesit më të fortë të besueshmërisë, tregojnë hulumtimet.
“Njerëzit që janë të prirur ndaj fajit kanë më shumë gjasa të jenë të besueshëm sesa individët që kanë frikë të ndjehen fajtorë.”
Në thelb, ata që kanë frikë të ndjehen fajtorë, në të ardhmen do të përpiqen të shmangin çdo veprim që shkakton këtë ndjesi, ndaj nuk mund t’iu zihet besë.
Një punim i botuar në revistën Psychological Science sugjeron se ekziston një tendencë për t’i konsideruar të tjerët si të besueshëm kur ata duken të ngjashëm me ne.
Në mënyrë të ngjashme, një tjetër studim nga një ekip shkencëtarësh nga Princeton modeloi fytyra të besueshme dhe jo të besueshme; rezultatet sugjeruan se gjykime të tilla për një sërë karakteristikash luajnë gjithashtu një rol në prirjen tonë për të besuar te një person apo te një tjetër.
Identikiti i një fytyrë të besueshme, ka një gojë dhe sy në formë U-je që formojnë një pamje pothuajse të befasuar.
Një fytyrë e pabesueshme është një fytyrë që duket si e zemëruar me skajet e gojës të përdredhura poshtë dhe vetullat e drejtuara poshtë në qendër.
Fytyra neutrale (pra që je në dilemën ti besosh apo jo) është ajo që i ngjan asaj të një fëmije me një distancë më të madhe midis syve dhe vetullave sesa fytyrat e zakonshme
Elementë të tjerësi gjuha e trupitluajnë një rol të rëndësishëm gjithashtu
Pra, ajo çfarë e bën një person të besueshëm është një “thes” kompleks dhe i përzier.
Por pavarësisht përpjekjeve të studiuesve për dekada me radhë për të vizualizuar njeriun e besuar, vetë njerëzit e vlerësojnë automatikisht besueshmërinë e të panjohurve me pak kohë dhe përpjekje. Vetëm 34 milisekonda janë të mjaftueshme për të formuar pritshmëri të qëndrueshme për besueshmërinë ndaj një personi tjetër, dhe shumica e njerëzve, madje edhe fëmijët e vegjël shfaqin të paktën disa stereotipe të përbashkëta se kush duket i besueshëm. /TCH
Top Channel