Një 23-vjeçar nga Shqipëria i cili jetonte në Ankona, ka humbur jetën pas një sherri në trafik. Ai u qëllua me një shtizë peshkimi në gjoks nga një algjerian dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në Via Cilea, rreth orës 17:00 pasditen e djeshme, në qendër, përpara syve të shumë kalimtarëve që ktheheshin nga deti.
Viktima është Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Ankona, i cili humbi jetën duke mbrojtur një shokun e tij pas një mosmarrëveshjeje në rrugë.
Sipas mediave italiane, algjeriani i cili udhëtonte me partneren e tij me një makinë të tipit “Poli”, kishte para një makinë që po ecte ngadalë. Atij i ka humbur durimi dhe ka dalë nga makina duke rrahur shoferin, një burrë që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Sipas mediave italiane, babai kishte ngadalësuar shpejtësinë për të kuptuar se në cilin drejtim duhet të shkonte. Aty pranë ishte një makinë e tretë, ku udhëtonin të rinjtë, mes të cilëve edhe viktima 23-vjeçare. Klajdi Bitri ka dalë nga makina dhe i ka shkuar në ndihmë, por kjo ndërhyrje, rezultoi fatale për të. Sulmuesi u kthye tek makina e tij poli Polo, ka marrë shtizën e peshkimit dhe e ka gjuajtur në gjoks.
Më pas vrasësi ka arritur të arratiset, ndërsa trupi i shqiptarit ka mbetur në tokë para kalimtarëve të tronditur.
Arratisja e vrasësit 30-vjeçar banues në Montecarotto, në provincën e Ankonës, nuk zgjati shumë. Rreth orës 21:00 policët e arrestuan atë në në rrugë në Falconara.
Gjatë arrestimit ai kishte me vete dhe armën e vrasjes.
Top Channel