India kufizime të reja për eksportin e orizit! Siguria ushqimore globale në rrezik

27/08/2023 21:58

India, eksportuesi më i madh i orizit në botë, ka vendosur më shumë kufizime për dërgesat e grurit, në një lëvizje që do të rëndojë edhe më shumë kushtet e furnizimit global ushqimor.

Qeveria do të vendosë një çmim dysheme prej 1200 dollarësh për ton mbi eksportin e orizit të basmatit. Kjo lëvizje synon të pengojë tregtarët që nxirrnin jashtë vendit në mënyrë kontrabandë oriz të bardhë, i ndaluar për t’u eksportuar, duke e kamufluar atë si oriz basmati.

Lëvizja e radhës vjen pasi India vendosi më herët një taksë prej 20% mbi eksportet e disa llojeve të varietit të orizit. India, që mban 40% të  peshës së gjithë orizit të eksportuar në botë, tani ka ndaluar apo vendosur kufizime në eksportin e pothuajse gjithë varieteteve të grurit.

Çmimet e orizit arritën kulmin më të lartë në 15 vite muajin e kaluar dhe ka të ngjarë të rriten sërish. Qeveria po përpiqet të kontrollojë inflacioni ushqimor brenda vendit përpara zgjedhjeve që pritet të zhvillohen viti ne ardhshëm.

Vendi ka ndaluar eksportin e orizit të bardhë, ka kufizuar dërgesat e miellit dhe sheqerit dhe ka filluar të grumbullojë rezerva për disa ushqime. Qeveria indiane gjithashtu po shikon mënyra të tjera për të shtuar ofertën e produkteve ushqimore në treg, në mënyrë që të ulë çmimet e ushqimeve për qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA