Një parcelë kanabis kanabis është pikasur nga Policia në fshatin Tozhar në Poliçan dhe menjëherë kanë filluar hetimet dhe si rezultat i tyre janë arrestuar babai dhe 2 djemtë të cilët kultivonin bimë narkotike.
Shtetasit e arrestuar janë H. D., 58 vjeç, F. D., 32 vjeç dhe A. D., 29 vjeç (babai dhe 2 djemtë).
Nga ky aksion i kryer në vazhdën e operacionit anti kanabis, të koduar “Tomorri”, Policia e Poliçanit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë, Skrapar dhe DVP Berat asgjësuan nëpërmjet djegies 125 bimë narkotike kanabis dhe sekuestruan 4 armë gjahu që posedoheshin pa leje dhe që shërbenin për ruajtjen e sipërfaqes me bimë narkotike.
Ishte djali 32-vjeçar i cili u kap në flagrancë teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Tozhar, në bashkëpunim me 2 të arrestuarit e tjerë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, u kap edhe u arrestua edhe shtetasi G. V., 63 vjeç, aktualisht banues në Durrës, pasi bimët u gjetën të kultivuara në tokën në pronësi të tij, në fshatin Tozhar.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 59 vjeç (vëllai i 63-vjeçarit), banues në fshatin Tozhar, pasi iu gjet në banesë dhe iu sekuestrua si provë materiale, një armë gjahu që posedohej pa leje.
Top Channel