Aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels, e përfshirë në një skandal seksual me ish-presidentin Trump, tha sot se nuk e beson peshën e deklaruar prej tij në arrestimin formal dje në burgun e Fulton County jail booking records attest.
“Po posi, Edhe unë peshoj 50 kg dhe jam e virgjër 😂! Nuk jam peshore dhe as doktor, por kam parë burra 97 kg sipër meje dhe ai nuk ishte një prej tyre,” shkroi ajo në platformën X, e njohur më parë si Twitter.
Nuk u kuptua nëse ajo besonte se Trump ishte me pak apo me shume i rende se deklarata.
Trump kishte dhënë gjithashtu gjatësinë e tij prej 1.85 cm, që është pak a shumë sa atleti Muhammad Ali në kohën e tij të artë.
Herën e fundit që Trump raportoi peshën e tij ishte në regjistrimin e vitit 2020 si president i SHBA.
Asokohe ai peshonte 101 kg dhe ishte 2 cm më i shkurtër, shkruajnë mediat konservatore në SHBA.
Para se të arrinte formën e tij aktuale ai konsiderohej obez, sipas indeksit të peshës në SHBA.
Daniels është aktualisht objekt i padisë së prokurorit të Manhattan, Alvin Bragg në lidhje me pagesat e Trump për të heshtur mbi lidhjen e tyre seksuale para fushatës presidenciale të vitit 2016.
Trump mohon se ka fjetur ndonjëherë me Daniels.
Top Channel