Spanja kap sasinë rekord prej 9.5 ton kokainë të ardhur nga Ekuadori (VIDEO)

25/08/2023 18:02

Policia dhe doganat spanjolle njoftuan sot kapjen e rreth 9.5 ton kokainë në një konteiner të ardhur nga Ekuadori, që është kapja më e madhe e lëndës së fortë narkotike deri tani.

Sekuestrimi u realizua të mërkurën me 23 gusht në portin e Algeciras, dhe tejkalon rekordin e mëparshëm të vitit 2018 në të njëjtin qytet, njoftonin autoritetet.

Droga ishte fshehur në një konteiner frigorifer me banane dhe ishte ndarë në pako me simbole të veçanta, që i përkisnin grupeve të ndryshme të shpërndarjes që duhej të merrnin dërgesën.

Pritësit e dërgesës raportohet se ishin disa nga rrjetet më të njohura kriminale të Evropës, teksa pakot ishin etiketuar me simbole si kryqe të thyer apo fjalët “Hitler”, të ngjashme me një dërgesë të kapur në Belgjikë dy muaj më parë.

Droga raportohet se vinte nga qyteti i Guayaquil, porti ekuadorian i përmendur shpesh si një pikë e nisjes së trafikut ilegal detar drejt Evropës.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA