Një grup i të djathtës radikale që u neutralizuar nga autoritetet gjermane ne fillim te vitit zbulohet se kishin blerë më shumë se 360 armë zjarri dhe eksplozivë për të realizuar aksionet e tyre sensacionale të pengmarrjes së politikanëve dhe sulmeve ndaj insitucioneve shtetërore.
Në grupin anti-qeveritar përfshiheshin ish-ushtarkë dhe figura të skenës së djathtë anti-stabiliment të cilët kishin siguruar sasi të mëdha armatimesh dhe municionesh, raportonin sot mediat vendase.
Pas zbulimit të komplotit në dhjetor, policia kishte nisur të tjera kontrolle në pronat që i përkisnin anëtarëve të grupit dhe simpatizantëve të tij, ku ishin sekuestruar një total prej 17 mjetesh eksplozive, 362 armë zjarri dhe më shumë 148,000 plumba e municione, shkruante sot Der Spiegel.
Shifrat u publikuan si pjesë e një anketimi parlamentar kur u kuptua se grupi kishte më shumë armatime nga sa kuptohej më parë.
Anëtarët kryesorë të grupit që drejtohej nga aristokrati gjerman Heinrich Reuss, ishin arrestuar në dhjetor. Më pas policia kishte vijuar aksionet dhe kishte arrestuar të tjerë të dyshuar të lidhur me komplotin.
Aktualisht janë nën hetim 69 të tjerë të dyshuar si ndjekës të lëvizjes së të djathtës ekstreme Reichsburger (Qytetarët e Rajhut).
Prokurorët thanë se grupi e quante veten “Union Patriotik” dhe planifikonte veprime sensacionale si pengmarrje të politikanëve dhe bastisje të parlamentit, në kundërpërgjigje të pretendimeve për shkelje të lirive dhe robërim të qytetarëve nga qeveria me masa izolimi apo vaksinimi gjatë periudhës së epidemisë.
Mes të dyshuarve ishin disa ish-ushtarakë, një ushtarak aktiv , dy ushtarakë jo-aktivë dhe disa rezervistë të ushtrisë.
Top Channel