Shumë pranë zonës së mbrojtur në UNESCO, në Parkun Kombëtar të Shebenikut, është organizuar festa e Rrajcës, traditë e cila synon promovimin e kësaj zone dhe tërheqjen e turistëve.

Përpos natyrës së mrekullueshme, Rrajca ka shumë për të treguar, tradita të cilët me krenari ruhen brez pas brezi.

“Kjo festë sot është një kënaqësi e madhe për popullin tonë. Kemi ambiente të mrekullueshëm që i ka bërë natyra dhe ne duhet t’i trashëgojmë brez pas brezi”- shprehet një banor.

Por ndryshe nga veriu i vendit ku banorët ruajnë dhe shfrytëzojnë pasurinë e tyre natyrore, këtu banorët ende nuk janë ndërgjegjësuar për të shndërruar shtëpitë e tyre në bujtina.

“Jemi shumë të mirëpritur që të vijnë të hapin bujtina dhe dhoma për turistët”, tha një banor.

“Rrajca është një fshat me histori 2000-vjeçare dhe ka tradita, kulturë dhe normalisht ja vlen që të festohet dhe të ruhen këto tradita në të mirë të komunitetit për zhvillimin e turizmit në të ardhmen”, tha një banor tjetër.

Infrastruktura rrugore e bën të vështirë udhëtimin në këtë zonë, por duket se kanë nisur hapat e parë drejt përmirësimit të saj.

“Fillimi jonë është i promovimit vlerave të zonës, por edhe i ndërtimit të disa bujtinave të cilat do bëjnë të mundur që turistët të rrinë në zonën e parkut dhe mos zbresin në fshat. Kemi bërë në lot të rrugës sesi na lidh Parku Kombëtar me rrugën nacionale që  shkon për Korçë dhe lidhet me pjesën e Tiranës. Kemi hartuar projektin për lotin e gjithë rrugës e cila vjen deri në fshatin Skënderbe. Ky investim do i japë më shumë zhvillim zonës, por do rrisë edhe ekonominë lokale”, u shpreh kryetari i Bashkisë Prrenjas.

Mes pyetjeve qindra vjeçare të ahut të mëdhenj e të vegjël kërcyen vallen e Rrajcës me ftesën për ta vizatuar këtë zonë që ofron kulture, kulinari dhe një natyrë fantastike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA