Ermal Meta duket se po shijon pushimet në Shqipëri me famijarët dhe miqtë e tij.
Mbrëmë nga Tirana ai i ka bërë homazh një prej këngëtarëve më të dashur për shqiptarët, Toto Cotugno-s, i cili u nda dje nga jeta në moshën 80 vjeçare. Këngëtari i është bashkuar një bande muzikore në një nga restorantet ku po darkonte dhe ka kënduar me ta këngën Hit të Cotugno-s “L’italiano” ose siç e njohin shumcia e shqiptarëve ‘Lasciatemi canatare’.
“Mbrëmë në darkë me familjen dhe disa miq të mi ishim në një restorant tipik shqiptar në Tiranë. Ishte aty një bandë e vogël muzikore që luante. Më kërkuan që të këndoja dhe të gjithë bashkë i bëmë homazh një prej muzikantëve më të mëdhenj italianë që u nda nga jeta dje. Pushofsh në paqe Toto, të kemi dashur të gjithë shumë, në të dy anët e Adriatikut”, shkruan ai në videon ku shfaqet duke kënduar.
Ieri sera, con la mia famiglia e degli amici, siamo andati a mangiare in questo tipico ristorante albanese a Tirana. C’era una piccola banda della città che suonava. Mi hanno chiesto di cantare qualcosa e tutti insieme abbiamo reso omaggio ad uno dei più grandi musicisti italiani… pic.twitter.com/4DD8aNg341
— Ermal Meta (@MetaErmal) August 23, 2023
Top Channel