Video/ Ariu i tempullit kap burrin që e provonte me ushqim dhe nis ta kafshojë, por për fat pa e vrarë (fotot)
23/11 15:28
Kryeministri i Finlandës ka njoftuar se Helsinki po përgatit një paketë të 18-të të mbrojtjes për Ukrainën – dhe ajo do të përfshijë armë të rënda dhe municione.
Petteri Orpo zhvilloi bisedime me Volodymyr Zelenskyy në Kiev, së bashku me presidentët e Portugalisë dhe Lituanisë.
Kryeministri finlandez tha se Finlanda ishte një nga donatorët më të mëdhenj në botë për Ukrainën, pavarësisht madhësisë së saj relativisht të vogël, me 1.7 miliardë euro të premtuara deri më tani.
“Populli i Ukrainës po lufton për vlerat tona të përbashkëta të lirisë. Vendi i Ukrainës është në Perëndim, në Bashkimin Evropian dhe në NATO”- tha ai.
Top Channel