Kur shqiptari të jep besën, vetëm vdekja mund të bëjë që të mos përmbushet ajo. Kështu thotë, Ichak Adizes, familja hebreje e të cilit ishte ndihmuar nga shqiptarët.

Ai është një prej personave që Fondacioni shqiptaro-amerikan, ka prezantuar si familje që ishin shpëtuar nga shqiptarët në kohën e Holokaustit.

Në një bisedë përmes videolidhjes, në kuadër të seminarit që Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael kanë organizuar në Prishtinë, Adizes ka thënë se synon të vizitojë Kosovën në mënyrë që të falënderojë popullin për ndihmën e dhënë.

“Kur shqiptari të jep besën vetëm vdekja mundet mos me e përmbushë atë, edhe sa shtete munden me e thënë këtë asgjë nuk mund të lirojë nga kjo fjalë, një karakteristikë e veçantë e një populli, na kanë ndihmuar me ushqim dhe na kanë mbajtur dy vite. Pak njerëz në botë kanë marrë përgjegjësi që të shpëtojnë jetë njerëzish, për fat ta keq nuk kam qenë në Prishtinë, kam dashur të vij por tash edhe u plaka, por ndoshta udhëtimin tim të radhës te vij dhe te falënderoj për shpëtimin e familjes time”, tha Adizes.

Ndërsa drejtoresha e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Shirley Cloyes DioGuardi tha se ndjehet e gëzuar për ndihmën e ofruar nga shqiptarët për popullin hebrej në kohën kur ata kishin nevojë. Ajo tha se Kosova është vendi ku kanë gjetur strehë shumë shtete të tjera.

“Bota e shqiptarëve të Kosovës ka ndihmuar, dhe shtetet përreth kanë gjetur këtu strehë në Kosovë dhe janë bartur në Kosovë, dhe të gjitha këto tentime i kanë ndihmuar refugjatëve të dalin dhe të flasin për ngjarjet që kanë ndodhur këtu. Këtu kemi ngjarje qa janë unike qe kanë ndodhur”, tha Dio Guardi.

Gjithashtu sot, në Prishtinë është inauguruar “Muri i nderit”, në shenjë nderimi për sakrificën e shqiptarëve të Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Në murin që u vendos në Parkun e Qytetit prej sot do të qëndrojnë emrat e 23 familjeve që ndihmuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky mur është dëshmi e një miqësie të garantuar të popullit shqiptar dhe atij hebre, derisa e vlerësoi si frymëzim për brezat e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA