Vetëm pesë vjet më parë Volodymyr Zelensky një aktor komedie asokohe luajti rolin e një mësuesi historie, i cili rastësisht bëhet president i Ukrainës.
Një rastësi e pabesueshme por, aktori vite më pas do të bëhej realisht lideri i Ukrainës që tani po ngrihet kundër Rusisë përballë një lufte të vazhdueshme.
Mendoni sikur të ishin dy Zelensky? Në TikTok dhe Instagram në fakt janë dy.
Një tregtar peshku nga Napoli, në Itali, ka marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale sidomos në TikTok për ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me Zelensky-n.
Gigi Pescheria, i lindur si Luigi Pisacane, ka më shumë se 1.2 milionë ndjekës në TikTok dhe 104,000 të tjerë në Instagram.
Me kalimin e kohës, ai është bërë i njohur për frazën e tij tërheqëse ‘Buongiorno pescheria’ dhe videot humoristike nga përditshmëria dhe puna e tij. Por nuk kaloi shumë derisa njerëzit filluan të vinin në dukje ngjashmërinë, duke thënë se Gigi është sozia e Zelensky-t.
“Mirëmëngjes zoti President”, shkruajnë komentuesit nën postimet e tij.
Një koment tjetër thoshte: ‘Volodymyr, ti flet shumë mirë italisht!‘
Ndonëse Gigi nuk vesh ngjyrat e Zelenskyt me bluzë jeshile ulliri me simbole ukrainase në gjoks, por vesh pantallona dhe çizme pune, ngjashmëria nuk mund të mohohet.
Disa njerëz theksuan se ai i ngjan liderit ukrainas jo vetëm në pamjen e tij, por edhe në shprehjet e fytyrës dhe gjestet.
Videot e tij të TikTok-ut madje u shfaqën edhe në kanalet e lajmeve ukrainase, dhe Gigi që atëherë ka lëshuar një video duke mirëpritur pretendimet si sozia e Volodymyr Zelensky-t.
Top Channel