Një ndërtesë 2 katëshe, ku jetonin 5 familje është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në Shkodër.

Natën e kanë kaluar në qiell të hapur 5 familje në fshatin Golem, në Shkodër.

Në pak minuta, mbrëmjen e së hënës, flakët të ndihmuara edhe nga era shkatërruan godinën me 4 shtëpi në të cilën jetonin 30 persona. Për disa orë me radhë forcat zjarrfikëse tentuan të shuajnë zjarrin  por e kishin të vështirë, madje dy efektivë u plagosën gjatë aksionit.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet ndërsa familjaret apelojnë për ndihmë pasi e kanë të pamundur t’i riparojnë vete dëmet e shkaktuara nga flakët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA