Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Athinë në një vizitë të zhvilluar nën fshehtësinë më të madhe për arsye sigurie.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka pritur atë në zyrën e tij ku kanë zhvilluar një takim të zgjeruar me pjesëmarrjen edhe të disa ministrave nga të dy vendet, ndërsa priten deklarata për shtyp. Kjo është vizita e parë zyrtare e Zelenskyt në Greqi, dhe e para që nga sulmi rus në Ukrainë.

Lideri ukrainas thuhet se do të marrë pjesë edhe në darkën informale që ka thirrur kryeministri grek me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve anëtare të BE-së të rajonit.

Pjesëmarrja e tij dërgon një mesazh të fortë përmes Greqisë për mbështetjen e Ukrainës dhe perspektivës euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

Theksojmë se pas vendimeve të NATO-s si në Samitin e Madridit ashtu edhe në Vilnius, Greqia iu bashkua Deklaratës së liderëve të G7 për mbështetjen e Ukrainës si në aspektin e mbrojtjes dhe atë ekonomik për rindërtimin e saj, ashtu edhe në planin dypalësh përmes BE-së dhe NATO-s.

Siç theksojnë burime qeveritare, vizita e Volodymyr Zelenskiyt në Athinë, në ditën e mbërritjes së liderëve të rajonit, nuk është e rastësishme dhe nxjerr në pah rolin kryesor të Greqisë në rajon si në perspektivën euroatlantike të Ballkanit ashtu edhe të Fqinjësisë Lindore (i pranishëm do të jetë edhe Presidenti i Moldavisë), pasi Athina bëhet ura e takimit që bashkon të gjithë liderët e rajonit nga Ballkani në Ukrainë.

Në darkën informale mungon pala shqiptare, pasi presidenti Bajram Begaj që ka marrë ftesë nga Athina zyrtare, është përgjigjur se nuk mund të shkonte

për arsye të agjendës së përcaktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA