Gjykata e Apelit Tiranë ka pranuar kërkesën për arrest shtëpie për ushtarakët, Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda, bëjnë me dije burime të gazetares Anila Hoxha.

Tre ushtarakët ishin lënë në arrest me burg që nga data 7 gusht 2023 nga gjykata e Tiranës pas gjetjes së 125 bimëve kanabis në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr në Tiranë.

Të dyshuarit më herët ishin shprehur se kanë vënë në dijeni eprorët për terrenin e vështirë dhe se nuk kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë 20 vite që punojnë si ushtarakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA