Pas 70 vitesh, Britania detyrohet të pranojë rolin në grushtin e shtetit në Iran në 1953 (fotot)

21/08/2023 19:49
Sulmi ndaj partise komunsite Tudeh ne Teheran ne 9 gusht 1953

Rrëzimi nga pushteti i Mohammad Mossadegh nga veprimi i CIA-s amerikane dhe forcave britanike të sigurisë MI6, nuk ishte një ngjarje që ndodhi brenda natës.

Që prej vitit 1951, për çeshtjen kishte pasur “shqetësime,” siç shkruante në librin e tij të kujtimeve ish-ministri i jashtëm britanik Anthony Eden.

“Kur mora postin në ministrinë e jashtme më 27 tetor1951, shqetësimi ishte se ne sapo ishim larguar nga Irani, kishim humbur Abadan që ishte pushteti e prestigji ynë në Lindjen e Mesme. Prandaj nëse Mossadegh do të binte, ai duhet të zëvendësohej nga një qeveri ‘e urtë’ me të cilën ne të kishim një marrëveshje të kënaqshme”, shkruan ai.

Kjo “qeveria e urtë” që erdhi si pasojë e veprimeve të SHBA e Britanisë, ishte ajo e shahut  Mohammad Reza Pahlavi, që qëndroi deri në përmbysjen e tij në 1979.

Mossadegh kishte fituar popullaritet te madh në vitin 1953 pas debatit dhe largimit të kompanisë shtetërore Anglo-Iraniane të Naftës, të krijuar nga britanikët për të shfrytëzuar rezervat e mëdha të Iranit dhe që sillej gjithnjë e më ne menyre diktatoriale me punonjësit.

Kështu që në 1951 parlamenti iranian votoi për nacionalizimin e operacioneve të naftës dhe marrjen e kontrollit të kompanisë.

Britania reagoi duke tërhequr teknikët e saj dhe duke nisur bllokadën për eksportet iraniane. Ata gjithashtu nisën kërkonin të rrëzonin nga pushteti Mossadegh.

Qeveria e Mossadegh kishte një marrëveshje të heshtur me komunistët e Iranit të partisë Tudeh, si dhe me Bashkimin Sovjetik, që qeveria e Mossadegh i përdorte për avantazhet e saj.

Prej nëntorit 1952, një grupi përbashkët i MI6 e CIA propozonin përmbysjen e pushtetit të Mossadegh me armatosje të grupeve fetare në Iran, kryesisht liderët tribalë në veri të vendit, shoqëruar këto me veprime provokuese të trazirave dhe të protestave kundër Mossadegh që nisën në shkurt 1953, përfshi dhe me një sulm ndaj shtëpisë së Mossadegh.

Propaganda britanike përdorte kartën anti-komuniste për të trembur iranianët të mendonin se mbështetja për Mossadegh ishte pjesë e marrjes së kontrollit nga komunistët dhe BRSS.

Oficeri CIA Richard Cottam komentonte më vonë se britnaikët “panë mundësinë të nxirrnin në rrugë njerëz duke u hequr se ishin të partisë komuniste Tudeh, kur në fakt ishin ushtarakë provokatorë që qëllonin me gurë xhamitë dhe hoxhallarët”.

Miratimi final për puçin u dha në 1953, kur qindra mijëra dollarë u dërguan për grupet dhe organizimin e demonstratave në Teheran. Si rrjedhim, ushtria që simpatizonte shahun mori kontrollin e radios, selisë së ushtrisë dhe shtëpisë së Mossadegh.

Pas ndryshimit të pushtetit Britania e SHBA siguruan 40% të interesave të naftës në vend.

Diktatura e shahut përmbysi demokracinë parlamentare në Iran dhe ndryshoi krejtësisht politikat demokratike në vend.

Shahu krijoi një sistem reaksionar me ndjekësit e tij besnikë dhe zyrtarë fetarë servilë  që përbënin parlamentin e vendit.

Partitë progresive ashtu si dhe ajo komuniste Tudeh u ndaluan në Iran, dhe vijuan aktivitetin në fshehtësi.

Por deri në vitin 1979, islamistët shfrytëzuan aftësinë e tyre të grumbullimeve në xhami dhe nisën lëvizjet kundër shahut me “Revolucionin Islamik”.

Edhe këta të fundit pas ardhjes ne pushtet vendosën një regjim diktatorial duke shtypur forcat e majta dhe të tjera ide progresiste, shkruan rrjeti “PeoplesWorld”.

SHBA ka pranuar 10 vjet më parë rolin e saj në grushtin e shtetit të 1953 duke deklasifikuar një seri dokumentesh të epokës, të cilat bënin të qartë se largimi nga pushteti i Mohammad Mossadegh, 70 vjet më parë kësaj jave, ishte një operacion i përbashkët e shërbimeve CIA-MI6. Por qeveria britanike ende refuzon të komentojnë mbi çështjen./ People’sWorld/

FOTO GALERI
1/2
Rrëzimi nga pushteti i Mohammad Mossadegh nga veprimi i CIA-s amerikane dhe forcave britanike të sigurisë MI6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA