Oppenpehimer, përse nuk e ndërtuan nazistët të parët bombën bërthamore?

21/08/2023 08:40

Një film biografik kushtuar jetës së tij e ka rikthyer me forcë këto kohë vëmendjen tek fizikanin amerikan J.Robert Oppenheimmer, njeriu që drejtoi projektin Manhaten gjatë të cilit u prodhuan armët e para atomike të globit, duke ndihmuar kështu t`i jepej fund Luftës së Dytë Botërore, por duke i lënë në një të njëjtën kohë botës një trashëgimi të tmerrshme.

Për projektin e bombës atomike, kishin qenë duke punuar ndërkohë edhe shkencëtarët gjermanë .Në fund të vitit 1938, dy kimistët, Otto Hahn dhe Fritz Strassmann, zbuluan ndarjen bërthamore, domethënë procesin me të cilin një bërthamë atomike ndahet në dy ose më shumë bërthama më të vogla, duke lëshuar kështu sasi të mëdha “energjie”. Ata e bënë të qartë që atëherë se shfrytëzimi i kësaj force do të mund të sillte prodhimin e një bombe të aftë për të rrafshuar qytete të tëra.

Ekspertët gjermanë filluan menjëherë të punojnë në projektin e bombës atomike. I mbështetur nga industria e fuqishme dhe interesat ushtarake, klubi i uraniumit i ndërtuar me qëllim lidhi kontrata me disa nga studiuesit më të mirë bërthamorë në botë. Megjithëse projekti u mbajt sekret, shkencëtarët që u larguan nga Gjermania naziste zbuluan informacione.

Mes tyre ishte Albert Ajnshtajni, i cili në vitin 1939 paralajmëroi presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Franklin D. Roosevelt. Në mbarë botën, shqetësimi po rritej se nazistët po zhvillonin një armë sekrete. Përgjigja nga SHBA ishte Projekti Manhattan. Pikërisht në mes të Luftës së Dytë Botërore, ky program, i udhëhequr nga J. Robert Oppenheimer, filloi të shqyrtonte në verën e vitit 1942 se si të ndërtohej një bombë atomike duke përdorur elementët uranium dhe plutonium.

Frika nga projekti konkurrues nazist e nxiti qeverinë amerikane. Falë mbështetjes masive financiare, u deshën vetëm tre vjet që Oppenheimer dhe ekipi i tij të përfundonin me sukses testin e parë të armës bërthamore. Bomba e parë atomike e përdorur në fakt goditi qytetin japonez të Hiroshimës tre javë më vonë. Arsyeja përse gjermanët nuk e prodhuan të parët armën e tmerrshme, ishte se Projekti Manhattan po vazhdonte me vrull, programi i armëve bërthamore të Gjermanisë ishte tashmë i vdekur.

Studiuesit gjermanë e dinin se nuk do të ishin në gjendje të ndanin izotopet për të bërë një bombë atomike për disa vite. Ata nuk kishin arritur të fillonin një reaksion zinxhir me ndarje bërthamore dhe nuk dinin për ndonjë metodë të pasurimit të uraniumit. Programi i armëve bërthamore u anulua në korrik 1942 dhe kërkimi i tij u nda në nëntë institute të ndryshme në Gjermani.

Top Channel