Burgoset 3 vjet agjentja e pronave që shpenzoi për luks $400,000 fonde të Covid në SHBA (fotot)

21/08/2023 18:59

Një e re nga Miami që gënjeu autoritetet dhe shpenzoi në artikuj luksi rreth $400,000 të përfituara si fonde ndihme Covid, është burgosur për tre vjet e gjysmë.

Prokurorët amerikanë thanë se Daniela Rendon pranoi fajin dhe mori dënimin për shpenzimin e $381,000 të përfituara nga fondet e ndihmës për sëmundjen, me të cilat financonte stilin e saj shpërdorues të jetesës.

31-vjeçarja kishte përfituar paratë nga programi i mbrojtjes nga plagosjet apo katastrofat duke falsifikuar të dhënat e biznesit të saj të agjencisë së pronave, kostot dhe shifrat taksore të një numri punonjësish, që ata të klasifikoheshin për ndihmat qeveritare.

Ajo mori gjithashtu dhe një hua të butë në kuadër të pandemisë, me të cilën bëri një seri blerjesh luksi.

E reja kishte marrë me qera nga automjet Bentley Bentayga 2021, mori me qera një apartament bregdetar në Biscayne Bay, paguante për procedura kozmetike dhe dermatologjie, si dhe blerje të tjera të këtij loji.

Kur autoritetet zbuluan shifrat e gënjeshtërta të Rendon ndaj saj u ngritën shtatë akuza mashtrimi bankar, dy akuza pastrimi parash dhe një akuzë vjedhje identiteti nga vartësit e saj me qëllim përfitimi.

E përditshmja vendase Miami Herald, shkruante se gjyqtari i tha Rendon se ishte motivuar vetëm nga ‘makutëria e pandalshme’.

Rendon shkroi më pas një letër të shkurtër pendese për gjykatën që solli dhe reduktimi e dënimit të saj pasi mund të përballej ndryshe me deri në 20 burg.

“Nuk është e thjeshtë të të shohësh sesi vjedh ndaj fqinjëve, miqve dhe qytetarëve të tjerë”, tha gjykatësi K. Michael Moore, duke urdhëruar që ajo të kthejë gjithashtu $198,990.

Autoritetet në Florida thanë se ajo është mes qindra të tjerëve që kanë abuzuar me programin e ndihmës së sëmundjes me hua për bizneset e vogla.

Autoritetet në SHBA kanë pranuar më parë se më shumë se 200 miliardë dollarë nga fondet e ndihmës së pandemisë janë vjedhur gjatë abuzimeve e mashtrimeve individuale.

FOTO GALERI
1/7
Një e re nga Miami gënjeu autoritetet dhe shpenzoi në artikuj luksi rreth $400,000 të përfituara si fonde ndihme Covid

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA