Një 28 vjeçare përfundoi në burg, mbasi u denoncua nga kandidatja për vjehrrë, e cila insiston në polici se e dashura e djalit e kërcënoi duke I kërkuar që ta njihte si nusen e shtëpisë. Por e reja nga Kruja sipas avokatit të saj mbrojtës, nuk është rrezik për askënd.
Edvis Gorishti përmend për TCH se klientja e tij ishte thjesht e shqetësuar për adresën e të dashurit që ndërkohë kishte përfunduar I arrestuar dhe në këto kushte ajo I kërkoi familjes së tij që ta mbanin në shtëpi derisa ai të dilte nga burgu
“Ka pasur një lidhje dashurie, në një moment të caktuaf nuk janë marrë vesh sepse i dashuri është arrestuar dhe është çuar në burg për një vepër penale dhe kjo ka vajtur në familjen e djalit për tu takuar dhe për të ndenjur atje. Ata nuk e kanë pranuard he ka ndodhur një mosmarrëveshje dhe i kanë thënë kur të vijë djali. Kjo nuk e ka pritur mirë se nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike e ata e kanë kallëzua” tha Edvis Gorishti avokat.
Prokuroria nga ana tjetër thekson në dosje se 28-vjeçarja e kërcënoi familjen e të dashurit duke ju shkruar “do t’ju djeg dhe ju pret plumbi “ nëse nuk më mbani në banesë.
A do të tentoni të merrni dëshmi nga partneri i të resë që gjendet në burg?
Do të ishte shumë mirë por nuk kam mundësi të komunikoj me të sepse është në një burg jashtë Tiranë. Do të gjejmë një mundësi mund t’ja kërkojmë prokurorisë.
Mund të ketë pasur një ndarje?
Do të kemi një deklarim nga ai se si ka ndodhur e si ka qenë çështja e tyre.
Derisa kjo të zgjidhet çifti do të qëndrojë nën arrest, i riu për çështje droge , kurse vajza nga Kruja për përndjekje
Top Channel