Foto Ilustruese

Një 34-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është arretuar në Elbasan, pasi tentoi të grabiste një objekt kulti.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 34-vjeçari është shkelës i përsëritur pasi më 3 qershor dyshohet se ka vjedhur një tjetër shumë parash, në të njëjtën xhami.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes se njoftimit, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësise ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet E.Sh., banues në Librazhd. I riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “vjedhja” kryer më shumë se një herë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA