Pa rrip sigurimi dhe i dehur në timon, ndalohet 27-vjeçari në Tiranë! Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë

20/08/2023 10:17

Policia Rrugore vijon kontrollet e shtuara me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 71 drejtues të automjeteve janë ndëshkuar deri më tani, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Në Rrugën e Dajtit, Policia ka ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M., 27 vjeç, pasi i riu drejtonte automjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se në gjendje të dehur.

Me qëllim shmangien e masës administrative, 27-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA