Fundjava në vendin tonë nis me temperatura të larta, ndërsa priten edhe reshje shiu.
Konkretisht orët e para të mëngjesit do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshje shiu në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.
Ndërsa pas mesditës pritet që shirat të shtrihen në pjesën më të madhe të Shqipërisë, herë pas here rrebeshe.
Zonat bregdetare do të mbeten me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta, kjo situatë atmosferike do të vijojë deri vonë gjatë natës kur pritet dobësim i reshjeve.
Temperaturat e ajrit do të jenë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë
Top Channel