Numri i qytetarëve durrsakë që zgjedhin të kalojnë pushimet jashtë vendit është ulur ndjeshëm këtë sezon.

Të diktuar nga rritja e çmimeve në tregun vendas dhe atë turistik botëror, shumë durrsakë janë detyruar të reduktojnë lëvizjet dhe shpenzimet për pushimet e verës.

“Çmimet kanë një rritje në 30-40% gjë që ka sjellë një reduktim të numrit, po gjithnjë në varësi të buxhetit që ka çdo familje për të lëvizur. Është rritur shumë kategoria e luksit, por që është në shifra shumë të ulëta në krahasim me pjesën tjetër të tregut“, tha Edmond Basho, ekspert turizmi.

Ashtu si dhjetëra mijëra turistë që në kërkim të kënaqësisë, shërbimit dhe çmimeve më të lira, kanë zgjedhur Durrësin dhe Shqipërinë si destinacionin e kësaj vere të nxehtë, edhe durrsakët, në varësi të buxhetit familjar janë në kërkim të destinacioneve dhe ofertave më të mira.

“Nuk ka një ndryshim të trendit të lëvizjes së qytetarëve të Durrësit. Dominues vazhdon të jetë tregu i Turqisë, të cilit i është shtuar tregu i Egjiptit këtë verë. Ndërsa vazhdojnë dhe tregjet e afërta ku lëvizet me makina personale, Greqia, Mali i Zi, Kroacia”, Basho.

Më e goditur nga ngritja e çmimeve është shtresa e mesme dhe ajo me më pak të ardhura, po ekspertët vlerësojnë se rënia e euros ka favorizuar një pjesë të rritjes së çmimeve për paketat turistike jashtë vendit.

Pavarësisht kufizimeve për të udhëtuar, të gjithë kanë nevojë për të pushuar dhe Durrësi ofron mundësi të shumta për pushime të këndshme buzë Adriatikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA