18/11 16:36
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sokol Cikalleshi është duke kaluar një moment shumë të mirë me Konyaspor, ndërsa për të dytën javë radhazi ka gjetur rrugën drejt rrjetës.
Cikalleshi zhbllokoi sfidën në minutën e 60’, ndërsa pasi realizoi ndaj Antalyaspor dha avantazhin miqve.
Në fund takimi u mbyll me barazimin 1-1, me Konyaspor që në javën e dytë të Superligës turke merr një pikë falë sulmuesit shqiptar.
Ndërsa edhe në ndeshjen e javës së parë, atë ndaj Istanbulspor që u mbyll po me barazimin 1-1, ishte Cikalleshi ai që gjeti rrjetën për Konyaspor.
Top Channel