Ndeshja e “Play-Off” e Conference League, Struga zyrtarizon stadiumin ku do luajnë ndaj Breidablik

18/08/2023 20:58

Struga ka zyrtarizuar stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e fazës “Play-Off” të Conference League ndaj Breidablik.

Në një reagim në faqen zyrtare, klubi i Strugës bën me dije se skuadra do të përballet me ekipin nga Islanda në Ohër.

Struga sqaron se ky vendim është marrë nga UEFA, ndonëse si opsione të tjera iu paraqitën edhe “Elbasan Arena” apo stadiumi i Strumicës.

Njoftimi i Strugës:

ZYRTARE, ndeshjen e fazës play-off ndaj Breidablik do ta zhvillojmë në Ohër

Ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Ligën e Konferencës kundër skuadrës përfaqësuese të Islandës, Breidablik, do ta zhvillojmë në Ohër.

Kështu ka vendosur UEFA, pavarësisht se kishte edhe shumë opsione tjera, si stadiumi i Strumicës, apo edhe ai i “Elbasan Arena”.

Po në stadiumin e Ohrit, ekipi i Struga Trim Lum zhvilloi edhe takimin e parë kualifikues të këtij edicioni në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris, ndërsa sërish do të jemi nikoqir, këtë herë në fazën “play-off” ndaj skuadrës islandeze të Breidablik.

Takimi në fjalë në program do të jetë me datë 24 gusht me fillim në ora 17:00./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA