Zjarrfikësit vijonin sot luftën modeste me zjarret shkatërrimtare në ishullin piktoresk spanjoll të Tenerife teksa rritja e temperaturave përkeqësonte kushtet e përballjes.
Ushtria është përfshirë në betejën me flakët në rezortin e njohur turistik ku disa mijëra njerëz janë evakuar tashmë nga qytezat e fshatrat.
Destinacioni i njohur turistik është goditur nga zjarret e papritura prej të martës, që tashmë janë përhapur në disa mijëra hektarë dhe nuk po vihen nën kontroll nga zjarrfikësit.
Kapiteni i ushtrisë Rafael San Jos tha se ishte bërë progres gjatë natës por rritja e temperaturave e vështirësonte më shumë punën.
Imazhe e video shokuese tregonin masën e katastrofës dhe flakët që i afroheshin zonave rezidenciale, ndërsa tymi i zi përfshinte zona të gjera ajrore.
Kreu rajonal Fernando Clavijo tha: “Është zjarri më i madh që kemi parë ndonjëherë në ishujt Kanarie, të paktën në 40 vitet e fundit”.
Rreth 300 zjarrfikës dhe anëtarë të forcave të armatosura po punojnë në zonën 15 km larg qytetit të Santa Cruz.
Zyra turistike e Tenerife justifikohej se zjarret janë ende lag pikave kryesore turistike në ishull, edhe pse atraksioni kryesor i ishullit është pikërisht parku natyror kombëtar i Teide, i cili u mbyll sot prej zjarreve.
Arqipelagu Kanarie me shtatë ishuj, gjendet në oqeanin Atlantik në jugperëndim të Spanjës dhe veriperëndim të Afrikës.
Zjarret e përbindshme që digjen tashmë prej 30 orësh kanë krijuar flakë në disa vende 4 km të larta, sipas zyrtarëve.
Top Channel