“Çudirat e Strugës vazhdojnë”, Duro: Arritje historike! Gjykimi dobët, i kuqi…

18/08/2023 10:37

Shpëtim Duro vazhdon të shkruajë faqe të rëndësishme të historisë së Strugës. 63-vjeçari udhëhoqi skuadrën nga qyteti i bukur shqiptar drejt fitimit të titullit të parë kampion në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë që ai dhe djemtë e tij kanë mbërritur deri në fazën “play-off” të Conference League.

Pengesa e fundit për të siguruar fazën e grupeve janë islandezët e Breidablik. Me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në shtëpi (24 gusht) dhe duelin e kthimit një javë më vonë në Kopavogur. Duro foli në konferencën për shtypin pas humbjes së “ëmbël” 2-1 në Luksemburg kundër Hesperanges.

Takim që Struga e luajti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Marjan Radeskit në çerekorëshin e parë. Por që mjaftoi për t’u kualifikuar falë suksesit 3-1 në përballjen e parë që u luajt në Shkup. /Supersport

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA