Formula 1/ Fernando Alonso, thumbon Hamilton dhe Verstappen: Unë prej 20 vitesh që nuk kam një makinë Top 4, të tjerët shpërthejnë…
Sofyan Amrabat pritet ta vijojë karrierën në Premier League. Bisedimet mes Fiorentinës dhe Liverpoolit janë drejt mbylljes.
Pra, e ardhmja e marokenit nuk do të jetë as në Manchester, as Barcelonë dhe as në Madridit, tek Atletico. Krejt papritur, futbollisti që shkëlqeu në botëror do të vihet nën urdhrat e Jurgen Kloppit.
Fiorentina ka kërkuar gjithmonë 35 milionë euro për ta lënë lojtarin të largohet. Një shifër që edhe West Hami do të kishte qenë i gatshëm ta shpenzonte për të blerë mesfushorin maroken.
Vetë Amrabat, megjithatë, nuk pranoi të shkonte dhe të luante për Hammers, fituesit e freskët të Ligës së Konferencës, pasi mposhti Fiorentinën në finale.
Në vetëm një dritare transferimi, Liverpooli humbi Jordan Hendersonin dhe Fabinhon, të cilët të dy u transferuan në Arabinë Saudite. Largimeve të tyre u duhen shtuar edhe ato të James Milner (Brighton) dhe Naby Keita (Werder Bremen).
Sa u përket afrimeve, Liverpooli ka blerë dy mesfushorë: Dominik Szoboszlai (Leipzig) dhe Alexis Mac Allister (Brighton), megjithatë duhet të shtojë një element tjetër në repartin e ndërmjetëm. Ky, siç u përmend më lart, do të jetë Amrabat. /Supersport
Top Channel