Tre të nominuarit për këtë çmim individual janë tre lojtarë: Kevin De Bruyne, Erling Haaland dhe Leo Messi. Dy lojtarët e Manchester City-t dhe ish-futbollisti i PSG-do të garojnë këtë çmim, që do të jepet më 31 gusht, në Monte Carlo.
Tre trajnerët që do të garojnë për çmimin e trajnerit më të mirë janë Pep Guardiola (Manchester City), Simone Inzaghi (Inter) dhe Luciano Spalletti (Napoli).
Këto çmime marrin parasysh sezonin e zhvilluar si në klube ashtu edhe në ekipin kombëtar të lojtarëve që kanë luajtur në futbollin europian.
Klasifikimi i pjesës tjetër:
4 llkay Gündgoan (Gjermani dhe Manchester City) – 129 pikë
5 Rodri (Spanjë dhe Manchester City) – 110 pikë
6 Kylian Mbappé (Francë dhe PSG) – 82 pikë
7 Luka Modric (Kroaci dhe Real Madrid) – 33 pikë
8 Marcelo Brozovic (Kroaci dhe Inter) – 20 pikë
9 Declan Rice (Angli dhe West Ham) – 14 pikë
10 Alexis Mac Allister (Argjentinë dhe Brighton) – 12 pikë
11 Jesús Navas (Spanjë dhe Sevilla) – 6 pikë
Po më 31 gusht, datë kur do të zhvillohet mbrëmja gala e UEFA-s, do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League, Europa League dhe Conference League./ SuperSport