Dinamo e sezonit të ri po merr formë gjithnjë e më shumë teksa organika e trajnerit Luigi Di Biagio është duke u kompletuar ditë pas dite.
Së fundmi, Dinamo ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin Baton Zabergja.
Ky i fundit vjen nga radhët e Gjilanit dhe për herë të parë do të provojë një eksperiencë në Superiore. Në sezonin e fundit me gjilanasit, Zabërgja shënoi pesë gola në 33 ndeshje ndërsa 22-vjeçari ishte pjesë e skuadrës nga Kosova edhe në dy ndeshjet europiane duke regjistruar një asist.
Zabërgja ishte pjesë e Dinamos edhe në fazën përgatitore që u zhvillua në Itali duke fituar besimin e trajnerit Luigi Di Biagio. E tashmë sulmuesi do të nisë edhe zyrtarisht aventurën me Dinamon.
Njoftimi i Dinamos:
Mirë se vjen Baton Zabërgja!
Zabërgja iu bashkua ekipit në fazën përgatitore që u zhvillua në Itali, ndërsa tani është zyrtarisht pjesë e Dinamos për sezonin e ri.
22-vjeçari që është edhe kontigjent i përfaqësueses së Kosovës, vjen pas eksperiencës me skuadrën e Gjilanit, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Drenicën dhe Vushtrinë.
Top Channel