Dhunohet me sende të forta 16-vjeçari në zonën e Ali Demit në Tiranë
17/08/2023 22:13
Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në Ali Dem, ku gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Gjendja e tij nuk dihet ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Një sherr me thika ndodhi sot edhe në Kuçovë. Konflikti i çastit ka ndodhur orës 20:20, në qytetin e Kuçovës, ku ka mbetur i plagosur 41-vjeçari E.B. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel