Eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë në korrik të këtij viti, duke u ulur me -4,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -0,6 %, në krahasim me qershorin e po këtij viti.
Importet e mallrave arritën vlerën 71 mld lekë, duke u ulur me -13,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me -6,0 %, në krahasim me qershor 2023.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 33 mld lekë, duke u ulur me -22,6 %, krahasuar me korrik 2022 dhe me -11,6 %, në krahasim me qershor 2023.
Në këtë shtatëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 272 mld lekë, duke u ulur me -7,0 %, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 509 mld lekë, duke u ulur me -3,5 %, krahasuar me një vit më parë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 237 mld lekë, duke u rritur me 0,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve, gjatë muajit korrik 2023, në uljen e eksporteve prej -4,0 %, kanë ndikuar “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -1,1 pikë përqindje, etj.
Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +6,9 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +2,0 pikë përqindje.
Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë “Materiale ndërtimi dhe metale” me -7,0 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,9 pikë përqindje, etj.
Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “Ushqime, pije, duhan” me +2,1 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,6 pikë përqindje, etj.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve gjatë muajit korrik 2023, në uljen e importeve prej -13,6 %, krahasuar me korrik 2022, negativisht kanë ndikuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,4 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -2,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,8 pikë përqindje, etj.
Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të importeve, janë “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me -0,6 pikë përqindje, etj.
Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +4,1 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,1 pikë përqindje, etj.
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin korrik 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me korrik 2022 janë Italia (10,6 %), Austri (78,4 %), SHBA (63,4 %), etj.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë: Kosova (24,3 %), Greqia (12,2 %), Mbretëria e Bashkuar (1.632,8 %), etj. Gjatë këtij shtatëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,6 %), Gjermania (23,8 %), Kina (32,7 %), etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është Kosova (7,7 %), Greqia (15,6 %), Spanja (57,9 %), etj.
Në muajin korrik 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, janë: Italia (7,4 %), Turqia (16,3 %), Greqia (29,8 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2022 janë: Kina (10,1 %), Gjermania (6,5 %), SHBA (28,2 %), etj.
Gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (18,2 %), Greqia (14,9 %), Italia (4,3 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (34,5 %), Zvicra (79,5 %), SHBA (45,6 %), etj.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,2 %, të gjithë tregtisë. Në Korrik 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,2 %), Kina (7,8 %), Gjermania (6,6 %) dhe Greqia (6,5 %).
Shkëmbimet tregtare, për shtatëmujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 59,5 % të gjithë tregtisë.
Në periudhën Janar-Korrik 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,4 %), Kina (7,6 %), Turqia (6,8 %) dhe Greqia (6,7 %).
Top Channel