Një grua e vdekur trupi i së cilës ishte mbështjellë me plastikë, është gjetur në dhomën e nje të riu në jug të Los Angeles, nga nëna e tij e tmerruar me te cilën banonte.
Viktima është identifikuar por ende shumë pyetje mbeten mbi vrasjen e rëndë e të pashpjeguar.
Viktima është emëruar si 30-vjeçarja Hannah Rachel Collins, sipas mjekësisë ligjore të Los Angeles, por ende nuk dihet sesi apo kur vajza ka vdekur.
Autoritetet përshkruanin të dyshuarin për vrasjen e Collins si një 26-vjeçar me origjinë latine, por nuk kanë publikuar emrin e tij gjatë vijimit të hetimeve.
Çështja nisi të shtjellohej të dielën kur nëna e të dyshuarit hyri në dhomën e tij për të parë mbi një “erë të çuditshme gazi”, vetëm për të gjetur trupin e viktimës të mbështjellë me plastikë.
I biri i të zonjës së shtëpisë ishte zhdukur në kohën e zbulimit makabër. Nuk është ende e qartë se prej sa kohësh viktima 30-vjeçare mbahej në dhomë.
Collins dy javë më parë kishte celebruar ditëlindjen e saj sipas informacioneve të hetuesve, që e përshkruanin atë si të racës së bardhë dhe pa probleme serioze me ligjin.
Policia e Los Angeles tha se ka nisur një hetim vrasjeje dhe nuk japin më shumë detaje për hetimet. Deri mëngjesin e të martës ata nuk kishin bërë asnjë arrestim.
Top Channel