Të paktën tre njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një varg sulmesh ruse me raketa në perëndim të Ukrainës gjatë natës, njoftuan sot zyrtarët ukrainas.
Ukraina lëshoi alarme për paralajmërimin e sulmeve ajrore në gjithë vendin, pasi aeroplanët luftarakë të Rusisë i hodhën 24 raketa, tha sot Forca Ajrore e Ukrainës. Po ashtu, një fregatë ruse në Detin e Zi i hodhi katër raketa mbi Ukrainë. Mbrojtja ajrore ukrainase i rrëzoi 16 prej 28 raketave, sipas Forcës Ajrore.
Të paktën tre njerëz u vranë në qytetin veriperëndimor, Lutsk, i cili ndodhet në rajonin Volin, në kufi me anëtaren e NATO-s, Poloninë, tha guvernatori rajonal Yuriy Pohulyaiko. Disa persona të plagosur u dërguan me urgjencë në spital. Lviv, qyteti më i madh në perëndim të Ukrainës, dhe rrethinat e tij u goditën në orët e hershme të së martës nga raketat ruse, tha majori Andriy Sadovyi.
Sulmet shkaktuan zjarr në një ndërtesë banimi dhe e goditën oborrin e një çerdheje, tha ai. Për gjuajtje me raketa u raportua edhe në qytetet Dnipro dhe Zaporizha, të cilat ndodhen më afër vijave të frontit në lindje të Ukrainës. /REL
Top Channel