35 të vdekur e dhjetëra të lënduar është bilanci tragjik i shpërthimit që shkatërroi një pikë karburanti në republikën jugore ruse të Dagestanit.
Tre prej të vdekurve ishin fëmijë, pohoi guvernatori rajonal, Sergei Melikov. Zjarri nisi në një oficinë për riparimin e automjeteve të ndodhur aty pranë, por flakët u përhapën shpejt duke mbërritur tek pika e karburantit, nga e cila, tashmë nuk ka mbetur vecse një gërmadhë e madhe.
Zjarri, sipas autoriteteve vendase, pushtoi një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë. Disa prej të lënduarve janë dërguar me helikopterë në Moskë për trajtim të specializuar mjekësor. 260 punonjës ndihme u dërguan me urgjencë në vendngjarje.
Presidendit Vladimir Putin i përcolli ngushëllimet e familjarëve të viktimave, ndërsa kërkoi nisjen e një hetimi të menjëhershëm për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Të afërmit e viktimave do të marrin nga rreth 10 mijë dollarë secila, sipas autoriteteve në Dagestan, ndërsa ato të të lënduarve nga dy deri në katër mijë dollarë. E marta u shpall ditë zie në të gjithë rajonin.
Top Channel