Kroacia sulmon Greqinë, presidenti: Tifozët tanë, në burgje për t`u përdhunuar!

15/08/2023 14:08

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, ka shpërthyer në akuza për autoritetet greke pas ngjarjes së javës së shkuar në Athinë, ku një tifoz 29-vjeçar grek u qëllua për vdekje me thikë pranë stadiumit të AEK-ut nga grupi i ultrasve “Bad Blue Boys”, që mbështesin Dinamon e Zagrebit.

Episodi shkaktoi anulimin e ndeshjes kualifikuese mes klubit grek dhe Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve. Mbi 100 tifozë kroatë u ndaluan për ngjarjen nga autoritetet greke, por Milanoviç thotë se ligji nuk po respektohet dhe ata po trajtohen si të ishin robër lufte.

 “Policia ka të drejtë t’i ndalojë për pesë ditë. Dhe nëse ata 100 janë ende prapa hekurave, kjo është një sjellje e çuditshme. Por qytetarët kanë të drejtat e tyre. Rrethanat e vrasjes nuk janë zbardhur ende”, u shpreh Milanoviç.

Milanoviç nënvizoi se ky qëndrim nuk ka të bëjë me ligjin, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. “Ata u shpërndanë nëpër burgje për t’u rrahur e përdhunuar”, është shprehur presidenti kroat, sipas te cilit UEFA dhe Bashkimi Europian duhet të marrin masa për mënyrën si po vepron Athina me tifozët kroatë.

“Kishin pesë ditë kohë për të gjetur parazitët e një grupi njerëzish dhe shkuan e i arrestuan të gjithë. I shpërndanë në të gjithë vendin që të dhunohen. Nëse ky është sot Bashkimi Evropian, më mirë të mos e kemi”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA