Under flet si lojtar i Fenerbahce: Dzeko më tha mos e shpërdoro këtë mundësi!

14/08/2023 17:01

Cengiz Under u transferua gjatë merkatos së verës nga Marseille te Fenerbahce, me klubin turk që shpenzoi plot 15 milionë euro.

Së fundmi, lojtari ka folur për kanalin zyrtar të klubit, duke treguar emocionet e para të transferimit dhe pritshmëritë e tij për sezonin e ri.

Jam vërtet i lumtur dhe krenar që jam këtu pas kaq shumë përpjekjesh. Po pres me padurim që të luaj me skuadrën time të re, të nis këtë aventurë që kaq shumë e kam dashur. Unë fola me Dzeko-n përpara kalimit, ai më ftoi dhe më tha të mos e humbisja këtë mundësi dhe ja ku jam. Shpresoj shumë ta ndihmoj skuadrën për të realizuar objektivat e këtij sezoni dhe natyrisht dua që edhe tifozët të jenë të lumtur.” – tha ish-sulmuesi i Roma-s.

Cengiz Under ka firmosur një kontratë katër vjeçare me skuadrën e Fenerbahce, ndërsa skuadra e nisi mirë sezonin e ri me një fitore 2-1 ndaj Gaziantep.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA