Transferimi rekord! Chelsea apo Liverpool? Caicedo bën zgjedhjen finale

14/08/2023 09:17

Më në fund kënaqet Moises Caicedo.

Mesfushori ekuadorian do të shndërrohet në futbollistin më të shtrenjtë në histori. 21-vjeçari ka zgjedhur prej kohësh Chelsea, edhe pse në garë për shërbimet e tij ishte edhe Liverpooli.

“Blutë e Londrës” e kanë rritur ofertën e tyre të fundit në 133 mln euro, duke gëzuar drejtuesit e Brigtonit. Klub që ia ka dalë të ruajë edhe një përqindje të kartonit të “shkatërruesit” latin.

Caicedo do të firmosë deri në vitin 2031 në “Stamford Bridge”. Me opsionin e rinovimit me një tjetër vit. Merr fund në këtë mënyrë një nga “telenovelat” më të çuditshme të kësaj merkatoje verore.

Me mesfushorin me tipare difensive që do të vijojë karrierën tek ekipi i Mauricio Pochettinos, që ishte edhe preferenca e tij e madhe krahasuar me kalimin në “Anfield”.

32 ndeshje dhe 3 gola numëron Caicedo me kombëtaren e Ekuadorit, teksa Chelsea do të jetë skuadra e tretë europiane për të. Pas Brightonit dhe belgëve të Beerschot V.A./ supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA