Për Interin dhe Kombëtaren, flet Kristian Asllani: Ëndrra ime Evropiani, jemi gati

14/08/2023 19:50

Kristian Asllani është një nga lojtarët e kombëtares shqiptare pjesë e Interit të Milanos i cili mbrëmjen e së dielës luajti me Egnatian.

Mesfushori kuqezi u aktivizua në minutë e ’75-te në këtë ndeshje. Në përfundim të saj 21-vjeçari nga Elbasani tregon ekskluzivisht për Top Channel takimin me Egnatian dhe sezonin e ri me Interin dhe kombëtaren.

Bukur ti kesh të gjithë këta lojtarë shqiptar, kam luajtur me Ahmetajn dhe ka qenë një ndeshje shumë e bukur është zhvilluar shumë mirë. Ne fillojmë kampionatin për 6 ditë dhe kjo skuadër erdhi këtu dhe ka luajtur mirë, na vuri në vështirësi por s’ka gjë. Sivjet e kam filluar shumë mirë po e marr avash-avash se jam akoma 21 vjeç. Kam një lojtar të fortë si Çalhanoglu po mësoj shumë nga ai po më ndihmon shumë dhe do vazhdoj kështu.”

Megjithë paraqitjet e tij të mira, ato pak minuta që ka luajtur vitin e shkuar ai ende nuk ka arritur të sigurojë formacionin, megjithatë edhe për këtë sezon mbeti zikaltër.

“Zgjedhjet i bën trajneri, unë po përgatitem shumë mirë”, komenton Asllani.

Ndërkohë në shtator kombëtarja shqiptare ka dy ndeshjet e saj më të rëndësishmet për objektivin kualifikimi në “Euro 2024”.

“E di që na vijnë dy ndeshje shumë të mira dhe dua të marrim një pikë se ëndrra jonë është të shkojmë në Evropian dhe kur të shkojmë atje duhet të jemi të përgatitur mirë për ato ndeshje”, tha interisti i kombëtares shqiptare.

Po a është gati skuadra jonë për këtë Evropian edhe me ndryshimet e trajnerit? Asllani e thotë me bindje të plotë: “Sigurisht që është”
Kristian Asllani është një nga lojtarët e kombëtares shqiptare pjesë e Interit të Milanos i cili mbrëmjen e së dielës luajti me Egnatian. Mesfushori kuqezi u aktivizua në minutë e ’75-te në këtë ndeshje. Në përfundim të saj 21-vjeçari nga Elbasani tregon ekskluzivisht për Top Channel takimin me Egnatian dhe sezonin e ri me Interin dhe kombëtaren.

“Bukur t’i kesh të gjithë këta lojtarë shqiptar, kam luajtur me Ahmetajn dhe ka qenë një ndeshje shumë e bukur është zhvilluar shumë mirë. Ne fillojmë kampionatin për 6 ditë dhe kjo skuadër erdhi këtu dhe ka luajtur mirë, na vuri në vështirësi por s’ka gjë. Sivjet e kam filluar shumë mirë po e marr avash-avash se jam akoma 21 vjeç. Kam një lojtar të fortë si Çalhanoglu po mësoj shumë nga ai po më ndihmon shumë dhe do vazhdoj kështu.”

Megjithë paraqitjet e tij të mira, ato pak minuta që ka luajtur vitin e shkuar ai ende nuk ka arritur të sigurojë formacionin, megjithatë edhe për këtë sezon mbeti zikaltër.

“Zgjedhjet i bën trajneri, unë po përgatitem shumë mirë”, komenton Asllani.

Ndërkohë në shtator kombëtarja shqiptare ka dy ndeshjet e saj më të rëndësishmet për objektivin kualifikimi në “Euro 2024”.

“E di që na vijnë dy ndeshje shumë të mira dhe dua të marrim një pikë se ëndrra jonë është të shkojmë në Evropian dhe kur të shkojmë atje duhet të jemi të përgatitur mirë për ato ndeshje”, tha interisti i kombëtares shqiptare.

Po a është gati skuadra jonë për këtë Evropian edhe me ndryshimet e trajnerit? Asllani e thotë me bindje të plotë: “Sigurisht që është”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA