Nga Cikalleshi te Bajrami dhe Muçolli/ Legjionarët e nisin sezonin me gola

14/08/2023 11:23

Sezoni i ri futbollistik 2023-2024 ka nisur tashmë në shumë prej kampionateve europiane, ku janë të angazhuar dhe shumë legjionarë kuqezi. Të cilët kanë lënë menjëherë shenjën e tyre me gola, asiste apo edhe perfomanca shumë të mira.

Në Turqi, sulmuesi Sokol Cikalleshi është rikthyer me këmbën e mbarë te Konyaspori dhe duke shënuar menjëherë një gol me peshë. Në sfidën e javës së parë të kampionatit ndaj Istanbulsporit, 33-vjeçari barazoi rezultatin katër minuta para fundit të kohës së rregullt. Me një gjuajtje të bukur brenda zonës.

Duke i dhënë një pikë të rëndësishme ekipit të tij. Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për sulmuesin me Konyasporin që pas përfundimit të huazimit në Arabinë Saudite me Al Khaleej.

Në Itali, mesfushori Nedim Bajrami është shfaqur gjithashtu në formë të mirë duke qenë nga më të mirët në fushën për Sassuolon. Që arriti të mposhtë Cosenzan me rezultatin 5-2 pas kohësh shtesë. Në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë.

Bajrami barazoi përkohësisht rezultatin me një gol të bukur pas një aksioni individual. Teksa dribloi disa mbrojtës kundërshtarë, doli i vetëm me portierin dhe realizoi me një gjuajte të saktë. Mesfushori i avancuar kuqezi u zëvendësua në minutën e 66-të të takimit.

Ylber Ramadani bëri një debutim të shkëlqyer me Leccen në Kupën e Italisë, teksa skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Comos. Duke kaluar në turin tjetër. Mesfushori shqiptar ishte më i miri në fushën e lojës, duke marrë rezultatet maksimale nga analistët dhe nga media italiane.

Po në Kupën e Italisë, Cittadella mundi Empolin me rezultatin 2-1. Sfidë ku u aktivizuan tre futbollistët shqiptarë. Për Cittadellan portieri Elhan Kastrati luajti si zakonisht 90 minuta, ashtu si edhe Adrian Ismajli për Empolin. Ndërsa debutoi edhe edhe Stiven Shpendi me skuadrën e Serie A. 20-vjeçari hyri si zëvendësues në minutën e 67-të.

Rrugën e rrjetës e gjeti edhe mesfushori tjetër kuqezi, Arbnor Muçolli, i cili realizoi një gol mjaft të bukur në kampionatin suedez me Goteborgun. Në minutën e 77-të të ndeshjes, shqiptari realizoi me një gjuajtje të fortë me të majtën duke barazuar shifrat. Muçolli ka qenë ndër më të mirët në fushë për skuadrën e tij në bazë edhe të vlerësimeve të marra.

Në Republikën Çeke, mesfushori kuqezi Qazim Laçi ishte gjithashtu protagonist absolut në fitoren e  Sparta Prague ndaj Jablonec. Duke dhënë kontributin e tij në tre nga golat në suksesin 5-1 të skuadrës së tij jashtë fushe.

Laçi e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri, duke dhënë 4 asiste në katër javë. Me Spartën që ka marrë 12 pikë të plota në 4 javët e para dhe synon titullin kampion.

Forma e mirë e kuqezinjve është në ogur mi mirë në prag të ndeshjeve të Kombëtares në muajin shtator për kualifikueset e Euro 2024./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA