23/11 20:33
Neymar do të jetë zyrtarisht lojtar i Al-Hilal sonte ose e shumta nesër.
Sipas raportimeve të medieve franceze, vizitat mjekësore janë planifikuar të kryen në Paris dhe më pas braziliani do të nënshkruajë një marrëveshje 2-vjeçare me vlerë 80 milionë euro pagë neto në sezon, ndërsa klubi i Paris Saint-Germain do të arkëtojë 90 milionë euro nga kjo lëvizje.
Ndërkohë, nga Franca raportohet se braziliani mund të ndiqet edhe nga Marco Verratti. Mesfushori italian tashmë është në ditët e fundit te PSG-ja pas 11 vitesh në “Parc des Princes”.
Me shumë mundësi Neymar dhe Verratti do të jenë sërish shok skuadre, pasi Al-Hilal është klubi që ka shfaqur interesim më të lartë për italianin.
Top Channel