Një numër madh turistësh të kombësive të ndryshme kanë pushtuar Tiranën, duke e parë atë si destinacion më vete, apo edhe si tranzit për të shkuar më pas në veri apo jug.
Atraksionet e para janë padyshim vendet historike si Xhamia e Ethem Beut, kalaja, e padyshim muzeumet.
Listës së këtyre të fundit do t’i shtohet shumë shpejt Muzeu Etnografik i Tiranës, pranë Sarajeve të Toptanëve dhe në tetor pritet të jetë gati shtëpia studio muze e Dritëro Agollit, duke funksionuar si një e tërë me atë të Ismail Kadare.
Ndërlidhja e mirë e Tiranës me vendet e tjera është një faktor ndikues në rritjen e turistëve. Por sipas Kocollarit sfidë është rikthimi i vazhdueshëm i turistëve dhe azhdimi i Tiranës dhe Shqipërisë si një destinacion i pëlqyeshëm, dhe për këtë është e domosdoshme bashkëpunimi edhe me sektorin privat.
Tashmë janë raportuar 310 000 vizitorë , 57% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, në gjashtë muajt e parë të viti.
Top Channel