Kampionati më i dashur për të gjithë shqiptarët, Serie A rikthehet në shtëpi, në Digitalb/SuperSport.
Duke nisur nga data 19 gusht në ekranin tuaj të preferuar do të ndiqni ndeshjet e elitës së futbollit italian.
E ndërsa çdo përballje është e bukur, ndeshjet me më shumë interes padyshim janë derbi-t, derbi i Italisë, derbi i Maddoninës, derbi i Romës, por padyshim edhe përballjet e emrave të mëdhenj të Serie A me kampionin në fuqi, Napolin.
Derbi i parë i Maddoninas, Inter-Milan luhet në javën e katërt, super përballja e parë Milan-Juventus luhet në javën e nëntë, kampionia e Serie A, Napoli përballet për herë të parë në sezonin e ri me Milanin në javën e dhjetë dhe po në këtë raund zhvillohet edhe super sfida Inter-Roma.
Ndërkohë derbi i Romës, Lazio-Roma luhet në javën e 12-të, derbi i Italisë Juventus-Inter luhet në javën e 13-të, ndërkohë në javën e 14-të Napoli përballet me Interin, në javën e 15-të me Juventus dhe në javën e 17-të me Romën.
Top Channel