![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/67aa5f7aab8fe_sd-800x450.jpg)
Drejtuesit e Liverpoolit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me homologët e Southampton në lidhje me Romeo Lavia.
19-vjeçari nga Brukseli luan si mesfushor me tipare mbrojtëse, teksa në muajin mars debutoi me kombëtaren e Belgjikës.
The Reds do të paguajnë në arkat e “Shenjtorëve” plot 60 mln paund. Akordi është arritur, teksa tani duhet bindur edhe lojtari.
Lavia kërkohet nga Chelsea. Që ia ka dalë të sigurojë shërbimet e Moises Caicedos, që ishte gjithashtu objektiv i Liverpoolit.
Në “Anfield” po nxitojnë për të arritur një marrëveshje me menaxherin e Lavias, për të evituar një tjetër rast Caicedo.
Jurgen Klopp ka humbur dy mesfushorë si Henderson dhe Fabinho. Dhe po pret që ta ketë sa më shpejt nën urdhrat e tij talentin belg./ supersport
Top Channel